Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIV: Programi i BE-së për bursa post-diplomike
konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët
e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për
Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e shtunë, 6 prill 2024 deri të martë, 30 prill 2024 ne
ora 17:00. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare
në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do
të ofroj deri në 30 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria
e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit
civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore,
diplomaci dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web
faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org) në përputhje me sektorët në vijim:
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
Integrime Evropiane deri ne 10 bursa ne dispozicion
Juridik deri në 8 bursa në dispozicion
Administratë Publike dhe Burime Njerezore deri në 6 bursa në dispozicion
Diplomaci,deri në 6 bursa në dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Shtetas të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga
Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini
re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e shtetësie kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk
mund të sigurohet pasaporta apo leternjoftimi.
Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
Janë lindur më 1 janar 1989 apo më vonë.
Për më shumë: https://www.ycskosovo.org/index.php/en/
YCSXIV_Call for Application_ALB