

Thirrje për Punime – BRIDGE 2025
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren fton studiues, akademikë, studentë dhe profesionistë të marrin pjesë në Konferencën e 4-të Shkencore Ndërkombëtare BRIDGE 2025, me temën:
“E ardhmja e shkencës: sfidat dhe mundësitë”
21–22 Nëntor 2025 | Prizren, Kosovë
Konferenca do të ofrojë një platformë për shkëmbim idesh, prezantim kërkimesh dhe diskutim mbi sfidat dhe mundësitë e kohës sonë. Punimet janë të mirëseardhura në këto fusha:
- Tema I: Perspektivat Ekonomike, Menaxheriale dhe Juridike në Epokën Digjitale.
- Tema II: Teknologjia, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria Mjedisore.
- Tema III: Arsimi, Gjuha dhe Studimet Kulturore për Shoqëritë e së Ardhmes.
Afati i dorëzimit të abstrakteve: 1 Nëntor 2025
Njoftimi për pranimin: Brenda 48 orëve
Dorëzimi i punimit të plotë: 30 Nëntor 2025
Apliko këtu: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfjDYg1uWharz…/viewform
Kontakti: [email protected]
Më shumë info: uni-prizren.com/en/bridge-2025




