

Trajnim për studentët e vitit të parë mbi përdorimin e platformës SMU
Në kuadër të aktiviteteve të mirëpritjes dhe mbështetjes së studentëve të rinj, më 20 tetor 2025 në Amfiteatrin e Madh pranë Rektoratit, u mbajt trajnimi mbi përdorimin e platformës SMU, i dedikuar për studentët e vitit të parë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Trajnimi u organizua nga Qendra për Karrierë dhe Alumni, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe Zyrën e IT-së, me qëllim që studentët të njihen nga afër me funksionet dhe mundësitë që ofron platforma SMU për menaxhimin e procesit të tyre akademik.
Gjatë trajnimit, studentët patën mundësi të mësojnë mënyrën e përdorimit të platformës për qasje në orare, nota, komunikim me profesorët, si dhe për shfrytëzimin e burimeve të tjera universitare.
Përfaqësuesit e IT-së dhe të Qendrës për Karrierë ofruan udhëzime praktike dhe përgjigje për pyetjet e studentëve, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të rregullt të sistemit SMU në zhvillimin e suksesshëm të studimeve.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve të rinj për një fillim të mbarë akademik dhe përfshirje aktive në jetën universitare.
—







