

Njoftim për studentët e interesuar për transferim nga Universitetet tjera në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Transferi është i lejuar, sipas kuotave të lira për programin e studimit si në vijim:
Fakulteti Juridik, Juridik i Përgjithshëm …………………. 5 studentë
Aplikimi bëhet përmes SMU-së, Linku për aplikim:
smu.uni-prizren.com/StudentiKërkesaTrasnfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
- Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
- Kërkesa për transferim;
- Vërtetimi për statusin e studentit viti akademik 2022/23 dhe 2023/24 ;
- Certifikatën e notave dhe ID;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve i vulosur;
- Vendimi mbi akreditimin;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 20 shkurt 2024.




