U.d. Rektori Krrabaj priti në takim koordinatorin e TIKA-s z. Cihan Dinçer
Prof.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të hënën ka pritur në takim Koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi ishte mjaftë konstruktiv dhe vazhdimësi e bisedave nga takimi i fundit. Përfaqësuesit e TIKA-s u zotuan se do t’i përcjellin kërkesat në qendrën dhe kryesinë e TIKA-s dhe se do të vazhdojnë diskutimet se çfarë mund të bëhet.
Në takim ishin edhe u.d. Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass.Dr. Arsim Susuri dhe shefja e drejtimeve në gjuhën turke në Fakultetin e Edukimit Prof. Asoc. Dr. Elsev Brina.