U.d. Rektori Krrabaj priti në takim kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka
Në takim u diskutua për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe komunës në fusha të interesit të përgjithshëm.
Kryetari Haskuka e uroi profesor Krrabajn për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese. Ai e siguroi se komuna do të vazhdojë ta mbështes Universitetin me tërë potencialin si edhe në të kaluarën.
U.d. Rektori Krrabaj e falënderoi kryetarin Haskuka për vizitën, urimin dhe për gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për zhvillimin e universitetit.
Në fund të takimit, u.d. Rektori Krrabaj i ndau mirënjohje Kryetarit Haskuka, për kontributin e dhënë në zhvillimin e universitetit deri më tani.