

U mbajt Konferenca e 4-të Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2025” në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren organizoi me sukses Konferencën e 4-të Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2025 – The Future of Science: Challenges and Opportunities”, e mbajtur më 21–22 nëntor 2025, në Prizren.
Pjesëmarrje e gjerë dhe ndërkombëtare
Këtë vit, konferenca shënoi një rritje të rëndësishme të interesimit akademik me:
- 395 autorë
- 175 abstrakte
- 181 aplikime
Përfaqësimi ndërkombëtar përfshiu kontribut nga 11 shtete:
Kosova, Türkiye, North Macedonia, Albania, Mongolia, Greece, India, Azerbaijan, USA, Slovenia, Austria.
Pjesëmarrja nga fakultetet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren:
- Fakulteti i Edukimit – 60 aplikime
- Fakulteti i Ekonomisë – 43 aplikime
- Fakulteti i Filologjisë – 23 aplikime
- Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – 18 aplikime
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – 18 aplikime
- Fakulteti Juridik – 13 aplikime
Programi i Konferencës
Konferenca përfshiu:
- Kumtesa kryesore
- Sesione plenare
- Prezantime shkencore
- Diskutime në panele
Ngjarja nisi me performancë muzikore nga Prof. Festa Nevzati, e pasuar nga fjalimi i mirëseardhjes nga Presidenti i Konferencës, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, dhe Mr. Nehat Dervishi, Koordinator Tematik i Programit “Sustainable Higher Education & Research in Kosovo“ (SHER).
Folësit kryesorë të konferencës ishin:
- Dr. Klaus Schuch, Centre for Social Innovation (Austria), Ekspert Ndërkombëtar SHER
- Prof. Dr. Myzafere Krasniqi-Limani,- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës së Kosovës
- Dr. Jeff Terrell, Lincoln Memorial University (USA)
Për dy ditë, studiues nga vende të ndryshme ndanë rezultatet e kërkimeve të tyre, prezantuan qasje të reja dhe zhvilluan bashkëpunime të reja akademike.
Tematika kryesore
BRIDGE 2025 trajtoi tema ndërdisiplinore, duke përfshirë:
- Teknologjinë dhe inovacionin
- Arsimin dhe kulturën
- Gjuhësinë dhe studimet shoqërore
- Ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm
- Mjedisin dhe transformimet digjitale
Prizreni, me trashëgiminë e tij historike dhe kulturore, ofroi një ambient frymëzues për zhvillimin e një forumi akademik ndërkombëtar të këtij niveli, duke reflektuar përkushtimin e Universitetit “Ukshin Hoti” ndaj promovimit të dijes dhe kërkimit shkencor.
Komiteti Organizativ
Prof. Assoc. Dr. Serdan KERVAN – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, Kryetar
Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtar
Prof. Ass. Dr. Dorinë RAKAJ – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtare
Prof. Ass. Dr. Driola SUSURI – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtare
Prof. Ass. Dr. Arta MISINI – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtare
Prof. Ass. Dr. Gjylë Totaj Salihu – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtare
Prof. Ass. Dr. Kujtim Hameli – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtar
MSc. Tarik Han – Universiteti “UKSHIN HOTI” Prizren, anëtar
Z. Aqim Emurli – Përfaqësues nga programi SHER, anëtar
























