U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues
Në zbatim të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe në Rregulloren e punës të Këshillit Drejtues u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues në objektin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë Rend të Ditës: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës ; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara; Formimi i komisioneve si vijon: Formimi i komisionit për rishikimin e Rregullores për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin “Ukshin Hoti”. Formimi i komisionit për hartimin e Rregullores mbi organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit (QKA); Formimi i komisionit për hartimin e Rregullores mbi përcaktimin e kritereve për ndarjen e Bursave, Shpërblimeve dhe Formave tjera të mbështetjes financiare për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” ne Prizren; Shqyrtimi i propozim vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit për shqyrtimin e shkresave të KD-së; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në KD; Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja Kryesues i Këshillit Drejtues, ndërkaq morën pjesë edhe: U.d. Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, anëtarët e KD-së: Prof. Asoc. Dr. Drita Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoqi, Prof. Ass. Dr. Sadik Maloku, MSc. Arijana Kadolli dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm MSc. Nexhmedin Krasniqi, Zyrtari i lartë ligjor Msc. Abdulla Etemi, Kryetari i Sindikatës z. Përparim Avdullahu, Menaxheri i Personelit MSc. Skender Kokollari dhe Fatlind Tredhaku Kryetar i Parlamentit Studentor.