U mbajt mbledhja e radhës e Senati
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit. Mbledhja u thirr nga Kryesuesi i Senatit, Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, në bazë të dispozitave të nenit 46 paragrafi 2 të Statutit të Universitetit dhe u mbajt në Sallën e Senatit, me këtë rend të ditës: Formimi i Komisioneve të përhershme të Senatit; Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të njësive akademike për shpalljen e konkursit plotësues për angazhimin e personelit akademik (bashkëpunëtorëve të jashtëm); Formimi i Komisionit për hartimin e Rregullores të Punës të Senatit; Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për hapjen e programit Master në Fakultetin e Filologjisë; Konsultimi i anëtarëve të Senatit lidhur me propozimin e Prorektorit për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.