

U mbajt prezantimi i bursave të DAAD për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”Prizren
Pas takimit zyrtar me Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishanin, ligjëruesi i DAAD-it në Universitetin e Prishtinës, Adrian Ramabaja, zhvilloi një prezantim për studentët e universitetit, ku morën pjesë studentë nga fakultete të ndryshme.
Para fillimit të prezantimit, z. Ramabaja u prit në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti”Prizren nga dekanja e fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, së bashku me shefin e programit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane,Prof. Asoc. Dr. Ilir Krusha. Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit akademik me institucionet gjermane dhe për mundësitë që programet e DAAD-it ofrojnë për studentët dhe stafin akademik.
Në prezantimin me studentët u ofruan informacione të detajuara për programet e bursave për studime master dhe doktoratë, shkëmbime akademike, kurse verore dhe mundësi të tjera kërkimore në universitetet gjermane. Studentët treguan interes të madh për këto programe dhe patën mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes.
Ky aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të universitetit dhe në promovimin e mobilitetit akademik të studentëve drejt universiteteve gjermane.







