U mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e dytë plotësues
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2021/2022. Në këtë afat në programet përkatëse Universiteti do të regjistrojë 903 studentë të rregullt.
Me këtë rast Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, z.Burim Berisha, ku ishte prezent edhe Kryetari i Sindikatës të Universitetit z. Përparim Avdullahu, kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit të mbajtjes së provimit pranues. Rektori dhe bashkëpunëtorët i siguruan kandidatët se pranimi do të bëhet mbi bazën e kushteve të konkursit dhe meritës.