U mbajt punëtoria dy-palëshe me pjesëmarrje rajonale: SMART4ALL për SMART Health
Në fokus të këtij takimi ishin temat si: “The Importance and Range of SMART Health Solutions” e prezantuar nga Prof. dr Radovan Stojanovic dhe “The ideas for joint initiatives between Montenegro and Kosovo in a filed of SMART Health” e prezantuar nga Dhuratë Hyseni dhe shumë e shumë tema të tjera që u trajtuan ashtu si dhe prezantohen në agjendë.
Gjithashtu përveç prezantimeve të ndryshme lidhur me SMART Health, nga MECO u demonstruan portofola të projekteve të fushave të ngjashme dhe u realizuan diskutime të shumta që vinin si nga këndvështrimi akademisë gjithashtu dhe nga ai i industrisë. Pjesë e këtij takimi nga UPZ ishin afër 10 persona, profesorë nga FSHK dhe gjithashtu nga stafi administrativ i UPZ-së.
Ekipi nga Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren dëshiron të falënderojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim si dhe partnerët që kontribuuan që kjo ngjarje të jetë e suksesshme.