U mbajt punëtoria me temë: Rishikimi i përgjithshëm i dokumenteve rregullatorë të Universitetit
Projekti HERAS Plus të mërkurën ka mbajtur një punëtori me strukturat aktuale udhëheqëse dhe stafin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me temë: Rishikimi i përgjithshëm i dokumenteve rregullatorë të Universitetit.
Ne emër të Projektit HERAS Plus foli udhëheqësi i ekipit z. Aqim Emurli, kurse pjesë e panelit nga ana e Universitetit ishin Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, u.d. Dekan në Fakultetin Juridik, i autorizuar nga Kryetari i Këshillit Drejtues për udhëheqje të punëtorisë në emër të tij dhe MSc. Nexhmedin Krasniqi, kryetar i Komisionit për çështje statutare i Këshillit Drejtues të Universitetit dhe z. Nehat Dervishi, koordinator në Projektin HERAS Plus, i cili edhe e drejtoi këtë punëtori. Fjalën kryesore e kishte eksperti i angazhuar nga HERAS Plus Prof. Dr. Avdulla Alija, ndërkaq në punëtori kontribuuan edhe pjesëmarrësit tjerë nga universiteti.
Punëtoria është vlerësuar si mjaft e dobishme gjatë procesit të rishikimit të rregulloreve ekzistuese por edhe për hartimin e rregulloreve të reja në përputhje me legjislacionin, Statutin e Universitetit dhe standardet evropiane të cilësisë për arsimin e lartë.
Bashkëpunimi me Projektin HERAS Plus ka treguar rezultate deri më tani dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.