U mbajt punëtoria për funksionalizimin e QKITD-së
Të enjten më 06.07.2023 në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP), në të cilën ndodhet edhe zyra e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, u organizua një punëtori për mbështetjen e funksionalizimit të Qendrës për Inovacion, Kërkim dhe Transfer të Dijes. Punëtoria u organizua për të ndihmuar një qendër që fokusohet në inovacion, kërkim dhe shkëmbimin e njohurive.
Punëtoria u mbajt nga ekspertja e angazhuar nga GIZI Gjerman, Prof. Asoc. Dr. Petra Karanikić nga Universiteti i Rijekës Kroaci. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, dhe Këshilli Administrativ i QIKTD-së.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutua mbi metodologjinë e punës së QIKTD-së, se si funksionon qendra, hulumtimet dhe analizat që ajo bën, dhe çfarë informacioni dhe materialesh i nevojiten universitetit për aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve dhe punës kërkimore-analitike.
Në fund të punëtorisë, pas një përmbledhjeje të diskutimeve të bëra u përmbyll me një falënderim të veçantë për pjesëmarrjen duke dëshiruar suksese në këtë punëtori dhe punën e përditshme.