U mbajt trajnim dy-ditor për hulumtimet dhe publikimet shkencore
Hapjen e punëtorisë dhe drejtimin e kanë bërë Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Nehat Dervishi, koordinator në Projektin HerasPlus
Pjesëmarrës kryesor në punëtori ishin stafi menaxhues, anëtarët e Këshillit Shkencor, të Komisionit të studimeve, profesorë, asistentë dhe stafi mbështetës.
Sipas agjendës së trajnimit, pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese. Aktivitetet kryesore të ditës sw parw kanw pwrfshirw analizën dhe hulumtimin e platformës për publikim shkencor, formulimin e problemit shkencor, analizën e literaturës dhe shkrimin e hipotezave. Trajneri i këtij trajnimi të rëndësishëm ishte Prof. Dr. Blerim Rexha, një ekspert i njohur në fushën e hulumtimit shkencor.
Dita e dytë e trajnimit, të premten është përqendruar në zhvillimin e punimit të përzgjedhur dhe hapat e tjerë thelbësorë për një hulumtim të suksesshëm. Aktivitet kyçe të ditës së dytë kanë përfshirë: Dizajni i punimit të përzgjedhur: Pjesëmarrësit janë përfshirë në hartimin e dizajnit të punimit të tyre të hulumtimit, duke përcaktuar strukturën dhe metodologjinë e duhur.
Krijimi i Google Forms për mbledhjen e të dhënave: Pjesëmarrësit kanë zhvilluar formularët në Google Forms për të mbledhur të dhënat e nevojshme për punimin e tyre të hulumtimit.
Analiza dhe interpretimi i të dhënave për punimin e përzgjedhur: Përdorimi i mjeteve statistikore dhe metodave të analizës për të vlerësuar dhe interpretuar të dhënat e mbledhura.
Përdorimi i shabllonit të punimit shkencor: Pjesëmarrësit kanë mësuar si të strukturojnë punimin e tyre shkencor duke përdorur shabllonet e duhura dhe standardet e kërkimit shkencor.
Vlerësimi i punimeve të kolegëve (Review): Një nga momentet më të rëndësishme është vlerësimi reciprok i punimeve të kolegëve për të siguruar një këndvështrim të ndryshëm dhe të pasur për secilin punim.
Shpërndarja e rezultateve dhe Konkluzionet: Pjesëmarrësit kanë ndarë rezultatet e hulumtimit të tyre dhe kanë prezantuar konkluzionet e tyre në mënyrë të strukturuar dhe të argumentuarKy trajnim ka ofruar njohuri thelbësore për hulumtimin shkencor dhe është një hap i rëndësishëm në avancimin e dijes shkencore.
#HulumtimShkencor #PunëtoriAkademike #DiçkaPërShkencën #UniversitetiUkshinHoti #HerasPlus #HulumtimiShkencor #Research #Science
. .