U mbajt webinar mbi "Parimet e prodhimit të verës" nga Z. Guilherme Martins, Enolog Francez
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, u mbajt webinar mbi “Parimet e prodhimit të verës” nga Z. Guilherme Martins, Enolog Francez. Diskutim u koncentruar në teknikat, parimet dhe procesin e prodhimit të verës si dhe shkëmbim përvojash për të krijuar verëra cilësore. Kjo ligjëratë u mbajt në formë hibride (distancë dhe fizikisht) në Universitetin tonë në bashkëpunim me Universitetin Bordeaux Science Agro në kuadër të Projektit: University training Vine & Ëine France –Kosovo.
Të pranishëm ishin studentët, mësimdhënësit, prodhuesit vendor të verërave si dhe te interesuarit për këtë sektor mjaft të rëndësishëm për ekonominë dhe turizmin e vendit tonë. Në fund u bë edhe degustimi i verërave vendore nga kompania “Stone Castle” dhe “Labi Wine”