

U mbajt workshop për komunikim ndërkulturor me stafin akademik në UUHP
Sot në Fakultetin e Edukimit u organizua workshopi me temë “Bridging Cultures: Intercultural Communication”, i dedikuar stafit akademik. Workshopi u facilitua nga Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe u fokusua në zhvillimin e aftësive ndërkulturore, komunikimit efektiv dhe qasjes gjithëpërfshirëse në mjedisin universitar.
Pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete praktike, duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë që sjell diversiteti kulturor në procesin mësimor. Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Bridging Cultures: Intercultural Communication at University ‘Ukshin Hoti’ Prizren in Kosovo”, i mbështetur nga programi SHER.
Workshopi kontribuon në forcimin e kapaciteteve të stafit për krijimin e një mjedisi akademik më të hapur, gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj diversitetit kulturor.




