U nënshkruan dy marrëveshje të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane
Sot në Universitetin ‘‘Ukshin Hoti’’ u nënshkruan dy marrëveshje të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane dhe Universitetit lidhur me mësimdhënësit amerikan të angazhuar për vitin akademik 2022/2023 në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsise Angelze. Përmes këtyre marrëveshjeve, Ambasada Amerikane vazhdon të mbështesë universitetin, konkretisht Fakultetin e Filologjisë, Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angelze. Universitetin e ka përfaqësuar Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ngritje të Cilësisë, Prof.ass.dr. Arsim Susuri, zv. Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof.asoc.dr. Vjollca Dibra dhe shefja e departamentit Ass. Dorinë Rakaj. Ndërsa nga Ambsadaa Amerikane, të pranishëm ishin: Kelsey De Rinaldis, Deputy Public Affairs Officer, Micah Risher nga RELO (Regional English Language Office), Shaun Hicks -English Language Fellow, Marseda Halilaj – U.S. Fulbright Student English Teaching Assistant (ETA) and Brooke Larson – U.S. Fulbright Scholar si dhe përfaqësues të tjerë.
Ata vizituan bibliotekën e universitetit, fakultetet tjera si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes të Ambasades Amerikane dhe Fakultetit të Filologjisë për programe të ndryshme për stafin akademik dhe studentët.