U.“Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Iowa-s vizitojnë ITP-Prizren
Përfaqësues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Iowa-s nga SHBA, të premten kanë vizatuar bashkërisht Parkon gjermano-kosovare për inovacion dhe trajnime – ITP Prizren.
Qëllimi i takimit ishte shfrytëzimi i mundësive të përbashkëta për lidhjen e akademisë me industrinë dhe bizneset.
Rikujtojmë se ditë më parë Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Iowa-s nga SHBA, kanë vazhduar bashkëpunimin e deritanishëm përmes memorandum bashkëpunimi, ndërsa qëllimi është që ky bashkëpunim të tregon frytet në praktikë, për çka ekziston disponimi maksimal i dy palëve.
Fushat konkrete ku mund të thellohet bashkëpunimi janë: Aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese dhe/ose kërkimore dhe shkëmbimi i ftesave për studiues (fakultet, personel kërkimor dhe studentë të diplomuar) për leksione, vizita dhe shkëmbim përvojash.