U. “Ukshin Hoti” Prizren dhe ATRC lidhin memorandum bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) të mërkurën kanë lidhur memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga Prof. Asoc. Sc. Samedin Krrabaj u.d. Rektor dhe z. Kushtrim Kaloshi Drejtor Ekzekutiv i ATRC. Vlen të theksohet së për arritjen e kësaj marrëveshje është përkujdesur z. Nehat Gashi udhëheqës i Qendrës së Karrierës&Alumni. Bashkëpunimi do të fokusohet në bashkërendimin e aktiviteteve akademike dhe profesionale përmes: Realizimit të punës praktike për studentët e Fakultetit Juridik dhe fakulteteve të tjera relevante në kuadër të projekteve që zbatohen në Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim; Shkëmbimet e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit të Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim; Hartimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe kërkimore konform kërkesave dhe interesave të dy palëve; Organizimin e përbashkët të veprimtarive akademike, shkencore dhe profesionale si; simpoziume, seminare, konferenca, tryeza, shkolla verore, trajnime; ATRC, në kuadër të komponentës së monitorimit të gjykatave, monitorimit të institucioneve përgjatë implementimit të projekteve, përfshirë projektin e USAID për Drejtësi, do t’i angazhoj studentët nga Fakultetit Juridik dhe fakultetet e tjera relevante, me qëllim të monitorimit të rasteve gjyqësore.