Universiteti arrinë marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin e Klinikave Ligjore Polake
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Muharrem Faiku, theksoi se klinikave ligjore të Fakultetit Juridik janë të interesuar t’i japin rëndësi, pasi që studentët gjatë studimeve, në mbikëqyrje të profesorëve, do të njihen me profesionin e tyre të ardhshëm në praktikë dhe do të japin kontributin në shoqëri në ndihmë të grupeve në nevojë.
Dr. Filip Czernicki, president i FKLP dhe njëkohësisht president edhe i Aleancës globale të edukimit klinik, theksoi se ata me përvojën e tyre do të jenë në dispozicion të bashkëpunimit me Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren dhe me Fakultetin Juridik.
Me këtë memorandum parashihet shkëmbimi i përvojave dhe dokumente relevante për forcimin e Klinikave Ligjore të Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare, organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare. Arritja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Fakultetin Juridik dhe për universitetin në përgjithësi sepse kontribuon në forcimin e dimensionit të kontributit në komunitet.
Një nga qëllimet kryesore është, përpos që studentët kryejnë anën praktike, është një mundësi e ofrimit të ndihmës juridike për anëtarët e varfër të komunitetit. Është një mision social shumë i rëndësishëm dhe gjithashtu një mënyrë për të informuar studentët në aspektin e shërbimit publik të profesionit ligjor. Njohja me problemet sociale rrit ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë për problemet e varfërisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në shoqëri. Universiteti dhe Fakulteti Juridik synon që përmes klinikave ligjore, krahas aktiviteteve tjera, ta rrit kontributin në shoqëri, sidomos për grupet në nevojë. Kontributi në komunitet është edhe objektiv strategjik i universitetit.