Universiteti fillon me lëshimin online të vërtetimeve për studentët
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, se që nga sot 20.2.2023 vërtetimi për studentët mund të nxirren online përmes llogarisë së studentit në smu.uni-prizren.com te Moduli Shkarko->Vërtetimi Online. Ky dokument nënshkruhet nga sistemi SMU me nënshkrim digjital dhe është valid.
Tani e tutje studentët nuk do të kenë nevojë të presin në zyrat e shërbimit studentor për tu pajisur me vërtetimin për statusin e studentit.
Rektorati