Universiteti hap dyert për të gjithë maturantët!
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” hap dyert për të gjithë maturantët
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, në kuadër të parapërgatitjeve për vitin e ri akademik 2023/2024 dhe angazhimeve për orientimin e maturantëve në karrierë, më datë 30 dhe 31 Maj 2023, do të organizojë aktivitetin “Dyert e Hapura 2023”.
Për të shpalosur ofertën tonë akademike, ne po i hapim dyert e universitetit, ku përmes sesioneve promovuese dhe informuese për secilin program studimor, ju do të njiheni nga afër me ambientet dhe stafin e universitetit tonë.
Gjatë këtyre dy ditëve, do të keni mundësi të bisedoni drejtpërdrejt me stafin akademik, administrativ dhe studentët tanë, për të mësuar më shumë rreth:
- Programeve studimore,
- Kushtet e regjistrimit,
- Procedurat e pranimit në universitet,
- Mundësitë për bursa,
- Mundësitë për mobilitet me universitete ndërkombëtare,
- Mundësitë e zhvillimit në karrierë,
- Jetën studentore dhe aktivitetet sociale studentore,
- Mundësitë e strehimit në Prizren,
- Tarifat e studimit, etj.
Dyert e Hapura 30-31 Maj 2023
10:00 – 14:00
Në secilin fakultet, të martën dhe të mërkurën do të ju mirëpresin udhëheqësit e programeve studimore, këshilltarët akademik të shoqëruar edhe nga studentët dhe këshilli studentor.
Inkurajojmë pjesëmarrjen edhe të prindërve dhe të shoqëruesve të tjerë në aktivitetet e “Dyerve të Hapura 2023”, pasi që sigurisht ata janë të interesuar për orientimin e më të dashurve të tyre.
Ne jemi kujdesur që të prezantojmë secilin fakultet dhe të siguroni sa më shumë informacion në lidhje me programet studimore para se ta merrni vendimin përfundimtar.
Ju mirëpresim!
Qendra e Karrierës & Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren