

Universiteti i Prizrenit dhe Instituti i Albanologjisë, në Prishtinë sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi
Rektori i Universitetit ‘Ukshin Hoti’ të Prizrenit, prof.asoc.dr. Mentor Alishani, sot ka pritur në takim u.d. drejtorin e Institutit të Albanologjisë, në Prishtinë, prof. asoc. dr. Naim Berishën, të cilët kanë arritur dhe nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Në këtë takim ishin të pranishëm prof. ass. dr. Adil Olluri, Sekretar shkencor i Institutit të Albanologjisë; prof. dr. Nuridin Ahmeti, shef i Degës së Historisë të Institutit të Albanologjisë; prof.asoc.dr. Xhefar Beqiraj, dekan i Fakultetit të Filologjisë dhe prof.asoc.dr Shkelqim Millaku, të cilët kanë kontribuar me mendime akademike e shkencore për konkretizimin e punëve të përbashkëta.
Palët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë arritur marrëveshje dhe marrin përsipër që t’i kryejnë e organizojnë bashkërisht aktivitetete ndryshme shkencore, si: Konferenca, simpoziume, tryeza shkencore, ligjërata, hulumtime dhe projekte të tjera të përbashkëta shkencore.
Të dy palët janë pajtuar që të botojnë studime monografike dhe vëllime dokumentare nga fusha e gjuhësisë dhe fushave të tjera filologjike, por edhe të angazhohen në promovimin e tyre.




