

Universiteti i Prizrenit dhe Universiteti Kirsehir Ahi Evran nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi Akademik
Marrëveshja synon zhvillimin e një programi të përbashkët Master me tezë në fushën e Edukimit Fillor, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbim akademik, mobilitet të studentëve dhe stafit akademik, si dhe zhvillim institucional ndërmjet dy universiteteve.
Gjatë takimeve të zhvilluara, palët diskutuan edhe për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, sistemet e sigurimit të cilësisë, bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+ dhe avancimin e proceseve akademike në arsimin e lartë.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së prezencës ndërkombëtare të universitetit dhe zgjerimit të mundësive akademike për studentët dhe stafin.
Universiteti “Ukshin Hoti” mbetet i përkushtuar në forcimin e cilësisë në arsimin e lartë, zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin akademik. Me këtë rast, delegacionit të Universitetit Ahi Evran i shprehen falënderime për vizitën dhe bashkëpunimin konstruktiv.









