

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizrenit ju uron suksese të gjithë maturantëve që sot iu nënshtruan provimit shtetëror të maturës!
UUHP ju mirëpret me mundësi të shkëlqyera për të ndërtuar të ardhmen tuaj akademike.
Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26 do të shpallet shumë shpejt.
🔹 Programet studimore në nivelin Bachelor:
Fakulteti i Edukimit:
- Edukimi Fillor (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake)
Fakulteti Ekonomik:
- Administrim Biznesi
- Menaxhment Ndërkombëtar
Fakulteti Filologjik:
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
Fakulteti Juridik:
- Juridik i Përgjithshëm
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit:
- Agrobiznes
- Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
- Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimi (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake)
- Dizajnimi i Softuerëve (Profesional)
🔸 Programet studimore në nivelin Master:
Fakulteti i Edukimit:
- Mësimdhënie dhe Kurrikulë (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake)
Fakulteti Ekonomik:
- Administrim Biznesi
Fakulteti Juridik:
- Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit:
- Menaxhim në Agrobiznes
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi
Qëndroni të informuar në uebfaqen dhe rrjetet tona për detaje të mëtejshme rreth aplikimit dhe afateve!




