

Universiteti i Prizrenit pjesë e edicionit të 11-të të “Studiare in Italia”
Më 6 dhe 7 shkurt 2026, Universiteti i Prizrenit ishte pjesë e edicionit të 11-të të aktivitetit ndërkombëtar “Studiare in Italia”, i organizuar në Tiranë. Ky aktivitet mblodhi mbi 40 universitete italiane, duke ofruar një platformë të rëndësishme për bashkëpunim akademik dhe shkencor.
Në këtë takim, universitetin tonë e përfaqësuan:
- Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor
- Nexhmedin Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm
- Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor
- Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Dekan i Fakultetit Ekonomik
Qëllimi i pjesëmarrjes ishte forcimi i bashkëpunimit me universitetet italiane, krijimi i mundësive për studime në Itali dhe anasjelltas, si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Ditën e dytë, aktiviteti u përqendrua në takime direkte ndërmjet universiteteve italiane dhe studentëve kosovarë e shqiptarë të interesuar për studime në Itali dhe anasjelltas. Universiteti i Prizrenit shënoi një prezencë aktive, duke kontribuar në promovimin e mobilitetit akademik dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.










