

Universiteti i Prizrenit pjesë e Konferencës Vjetore të European University Association 2026
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, mori pjesë në Konferencën Vjetore 2026 të European University Association, e cila u mbajt në Istanbul.
Kjo konferencë ndërkombëtare mblodhi përfaqësues të universiteteve, drejtues akademikë dhe ekspertë të arsimit të lartë nga e gjithë Evropa, me qëllim diskutimin e zhvillimeve më të fundit në arsimin e lartë, bashkëpunimin ndëruniversitar dhe sfidat e përbashkëta të sektorit.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, Rektori Alishani pati mundësinë të ndjekë prezantime dhe diskutime të rëndësishme, si dhe të krijojë kontakte të reja me partnerë ndërkombëtarë, duke kontribuar në avancimin e bashkëpunimit të Universitetit “Ukshin Hoti” me institucione të tjera evropiane.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dëshmon angazhimin e Universitetit “Ukshin Hoti” për ndërkombëtarizim dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.







