

Universiteti i Prizrenit pjesë e Open Day në SPEEEX Prizren
Më 30 prill 2026, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren mori pjesë në aktivitetin Open Day të organizuar nga SPEEEX Prizren, një ngjarje e dedikuar prezantimit të ambientit të punës, njohjes me ekipin dhe krijimit të urave të reja të bashkëpunimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, si dhe u.d. Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, së bashku me një grup studentësh nga programi i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe mënyrën e funksionimit të SPEEEX, si dhe të zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e këtij institucioni mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushën e zhvillimit profesional të studentëve dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës.
Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe sektorit profesional, duke kontribuar në përgatitjen më të mirë të studentëve për sfidat e karrierës së tyre dhe rritjen e mundësive për angazhim praktik dhe profesional.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren mbetet i përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimeve të tilla strategjike, në funksion të avancimit të cilësisë së studimeve, fuqizimit të studentëve dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme me sektorin privat dhe institucional.












