

Universiteti i Prizrenit pranon dhuratë fotografi të zogjve të realizuar nga fotografë vendor dhe ndërkombëtarë
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka pranuar një dhuratë të veçantë nga fotografi i njohur Liridon Shala. Ai ka dhuruar për universitetin 40 fotografi të mrekullueshme të zogjve, të realizuara nga 40 fotografë të ndryshëm nga 12 shtete të botës.
Këto fotografi janë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Zogjtë Thërrasin” (“Birds Call”), e cila është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ekspozita përfshin fotograf nga vende të ndryshme si Kosova
, Shqipëria
, Italia
, Zvicra
, Maqedonia e Veriut
, Rumania
, Mali i Zi
, Greqia, Franca
dhe të tjera, duke sjellë një pasuri kulturore dhe natyrore për komunitetin universitar.
Universiteti falënderon fotografët pjesëmarrës dhe në veçanti Liridon Shalën dhe Valtida Shukriun për këtë iniciativë që kontribuon në promovimin e artit, kulturës dhe mbrojtjes së natyrës në hapësirat akademike.








