Universiteti ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me RV Kosova
Universiteti ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me RV Kosova
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me organizatën jo-qeveritare Roma Versitas Kosova. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Alishani dhe drejtori i kësaj organizate Mustafa.
Në thelb të marrëveshjes së bashkëpunimit është krijimi i mundësive më të mira arsimore për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë duke mbështetur arsimimin e mëtejshëm të tyre.
Rektori Alishani dhe drejtori Mustafa e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje, e cila u konsiderua si hap i parë i bashkëpunimit reciprok në interes të dy palëve.
Nga viti 2017 RV Kosova ka zbatuar programe dhe projekte të ndryshme për përfshirjen e komuniteteve pakicë në shoqërinë kosovare. Në anën tjetër Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është një institucion mjaftë i hapur sa i përkët diverzitetit, i cili paraqet vlerë duke qenë një model ku të gjitha komunitetet studiojnë ose punojnë pa dallime.
Në takim ishin edhe Natasha Markovska Zyrtare e Projektit për Arsimin e Mesëm dhe të Lartë në Fondin e Arsimit Romë dhe Fatlum Kryeziu – Koordinator i Projektit TER Kosova.