Universiteti priti në mënyrë solemne studentët e rinj
🎓🥳 🏛️Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Mirëseardhjes” të mekurën i ka pritur në mënyrë solemne studentët e rinj të regjistruar në vitin akademik 2023/2024.
👨 Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i falënderoi që kanë zgjedhur të studiojnë në këtë Universitet dhe ju uroi suksese 🙌. “Suksesin tuaj e konsiderojmë si një qëllim të përbashkët dhe do të përdorim mekanizmat e sigurimit të cilësisë për të adresuar problemet që paraqiten”, theksoi Rektori Alishani. Po ashtu, Rektori para studentëve të rinj prezantoi stafin menaxhues të universitetit dhe të njësive akademike.
Ndërkaq, Prorektorja Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj prezantoi Kodin e etikës të Universitetit, duke theksuar obligimet e studentëve dhe të gjithë stafit për të zbatuar atë 📜.
Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica, foli për progresin akademik të studentëve, kalueshmërinë dhe rregullat tjera që do t’i përcjellin gjatë studimeve të tyre 📚.
Studentët e rinj me një fjalë i përshëndeti edhe Kryetarja e Parlamentit Studentor, Samire Karavidaj, e cila bërë të ditur rolin e Parlamenti Studentor dhe të këshillave studentore në njësitë akademike, si zë të studentëve në vendimmarrja dhe në adresimin e problemeve të tyre 🗣️.
Ndërsa Nehat Gashi – Koordinator i Qendrës së Karrierës i njoftoi studentët me rolin e QKA-së dhe bashkëpunimin që do të kenë në të ardhmen në mënyrë që ata të dalin sa më të përgatitur kur të diplomojnë 🌟.
Përshëndetje dhe suksese në rrugën tuaj të arsimit! 📖🌟+
#studentët #Suksesi #Cilësia #Karriera #Bashkëpunim #Etika #ParlamentiStudentor