Universiteti “Ukshin Hoti” dhe OJQ THY arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e shkollës verore (kurse profesionale)
Universiteti “Ukshin Hoti” dhe OJQ THY arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e shkollës verore(kurse profesionale)
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Organizata Joqeveritare THY (OJQ THY) të martën kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të zbatimit të projekteve të ndryshme që kanë si bartës Universitetin “Ukshin Hoti” dhe gjithashtu në projekte të tjera ku si bartës është OJQ THY, derisa projektet janë apo mund jenë të financuara nga palët e nënshkruara dhe/apo nga ndonjë palë e tretë. Qëllimi është bashkëpunimi në zhvillimin e fushave të edukimit (si edukimi formal dhe joformal) si dhe projektet e kombinuara që kanë të bëjnë me këto fusha në rajonin e Prizrenit.
Në këtë kuadër do të jetë bashkëpunimi për bashkëorganizimin e shkollës verore(kurse profesionale).
Marrëveshja përkatëse është nënshkruar në mes të Prorektorit Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina dhe drejtorit ekzekutiv të OJQ THY z. Visar Haxhifazliu, ku ishte prezent edhe prorektori Prof. Asoc. Dr. Soner Yildirim.