

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren 1864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar rritje për 1864 vende më lart në ranglistën ndërkombëtare Webometrics, krahasuar me korrikun e vitit 2024. Ky progres i rëndësishëm reflekton përkushtimin e universitetit për të rritur cilësinë në arsim, hulumtim shkencor dhe shërbime akademike.
Ky avancim tregon një përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar pozitën e universitetit në arenën globale, duke ofruar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik. Përmirësimi në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren për këtë arritje është shprehur duke theksuar se ky sukses është një motivim i mëtejshëm për të vazhduar përmirësimin e standardeve akademike dhe për të përgatitur më mirë studentët për tregun global të punës.
Kjo rritje në ranglistën Webometrics jo vetëm që e bën Universitetin “Ukshin Hoti” më konkurrues në rajon, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imazhit të arsimit të lartë në Kosovë.




