Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim me “Peace Corps Kosova”
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me “Peace Corps Kosova” (Korpusin e Paqes në Kosovë) për jetësimin e pilot projektit për shërbime virtuale (Virtual Service Pilot) me titull “Bazat e analizës së të dhënave numerike”, program kursi që i ofrohet studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.
Përmes këtij projekti, studentët do të njoftohen për filozofinë dhe zbatimin e logjikës statistikore dhe metodat e analizës statistikore për t’i analizuar rezultatet e të dhënave kuantitative në kërkime dhe fusha të tjera.
Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Dr. Carolyne Siganda shprehu mirënjohjen e saj Universitetit të Prizrenit dhe Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj për mundësinë e bashkëpunimit dhe tha se ky partneritet do të hapë rrugë për bashkëpunime të ardhshme të ndërsjella të cilat do të ndihmojnë në cilësinë e arsimit në Kosovë.
Korpusi i Paqes, si organizatë qeveritare e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ndan një marrëdhënie unike me vendet dhe njerëzit në tërë botën për më shumë se 60 vjet.
Që nga themelimi, SHBA-të e kanë mbështetur Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në mënyra të ndryshme.