

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon Ditën e Gjuhës Gjermane me aktivitet letrar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake
Në kuadër të këtij aktiviteti, më 20 maj 2025, u mbajt leximi letrar nga romani më i ri i shkrimtares austriake Andrea Grill, me titull “Njerëz të përsosur” (Die perfekten Menschen), ku studentët dhe të pranishmit patën rastin të njihen nga afër me stilin dhe temat që ajo trajton në krijimtarinë e saj.
Pjesë e programit ishin edhe esetë e autores, të botuara në antologjinë “Të mbjellësh pemë në shkretëtirë. Në ç’botë duam të jetojmë në vitin 2040?” (Bäume pflanzen in der Wüste), të cilat ofrojnë një reflektim mbi të ardhmen dhe sfidat globale që na presin.
Ky aktivitet jo vetëm që pasuroi jetën kulturore dhe akademike të studentëve, por gjithashtu forcoi bashkëpunimin mes universitetit tonë dhe Ambasadës Austriake, e cila vazhdimisht mbështet zhvillimin e gjuhës dhe kulturës gjermane në Kosovë.













