

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren vazhdon mbështetjen financiare për zhvillimin shkencor të stafit akademik
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në kuadër të angazhimit të tij të vazhdueshëm për forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe rritjen e cilësisë akademike, ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për stafin akademik në disa kategori kyçe të veprimtarisë shkencore.
Gjatë periudhës së fundit, Universiteti ka mbështetur gjithsej 82 përfitues përmes katër skemave kryesore të financimit, me një vlerë totale prej 68,711.27 euro, të shpërndara si më poshtë:
- Mbështetje financiare për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare:
30 përfitues – 19,031.27 € - Mbështetje financiare për publikime shkencore në WoS dhe Scopus:
38 përfitues – 17,900.00 € - Botime shkencore (libra):
3 përfitues – 1,780.00 € - Grante të vogla hulumtuese:
11 përfitues – 30,000.00 €
Këto mbështetje synojnë të nxisin pjesëmarrjen aktive të stafit akademik në konferenca ndërkombëtare, rritjen e numrit dhe cilësisë së publikimeve shkencore, botimin e literaturës akademike dhe zhvillimin e projekteve hulumtuese me ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e dijes dhe inovacionit.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mbetet i përkushtuar ndaj krijimit të një mjedisi stimulues për kërkimin shkencor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të stafit akademik, në përputhje me standardet kombëtare dhe evropiane të arsimit të lartë.




