Universiteti “Ukshin Hoti” nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës
Sot, më 26.01.2024, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc.Dr. Mentor Alishani dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal zt.Fikrim Damka kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit krijimi, zhvillimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy Institucioneve, në funksion të promovimit të një rritje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritet e MZHR-së dhe Universitetit “Ukshin Hoti”.
Me anë të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, palët janë dakorduar që të bashkëpunojnë në hartimin e politikave në fushën e zhvillimit rajonal, realizimin e hulumtimeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rajonal, krijimin e Forumit për Zhvillim Ekonomik Rajonal, për rajonin e Dukagjinit dhe forma tjera të bashkëpunimit.
Gjithashtu, në takim Ministri Damka, prezantoi edhe nismën e Minstrisë për të mbështetur Universitetet Publike, përkatësisht studentët në themelimin e START UP, ku secili Universitet do të mbështetet me pesë START UP.
Ky memorandum vendosë një mundësi të mirë të bashkëpunimit në hapjen e Universitetit “Ukshin Hoti” në raport me nevojat aktuale në fushën e avancimit të zhvillimit rajonal.