Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Maltepe në Turqi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Maltepe në Turqi. Marrëveshje është arritur gjatë vizitën që po zhvillon një delegacion nga Universiteti. Delegacioni u prit nga Prof. Dr. Betul Çotukoken zv. Rektor në U. Maltepe dhe bashkëpunëtorët e sajë. Marrëveshja ka të bëjë me bashkëpunimin në fushat akademike të interesit të ndërsjellë.
Vizita në Turqi është shumë e frytshme pasi përpos marrëveshjes po zhvillohen takime të frytshme në interes të Universitetit.
Delegacioni i Universitetit “Ukshin Hoti” përbëhet nga : Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja – Kryesues Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Sevim Mustafa zv.kryesuese e KD-së, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi zv.Rektore, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani u.d. Dekane në FSHK, Prof. Asoc. Dr. Elsev Brina-Lopar shefe e degës të Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Fatmir Mehmeti zv. Dekan në Fakultetin e Edukimit. Delegacionin e Universitetit po e shoqëron edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës znj. Fidan Brina-Jilta.