

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Rektori i universitetit, Prof. Mentor Alishani, i shoqëruar nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Serdan Kervan dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Prof. Isuf Lushi, morën pjesë në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare Shkencore të Fakultetit të Biznesit me temë: “Transformimi i Ekonomive: Inovacioni, Qëndrueshmëria dhe Zhvillimi Ekonomik në Epokën e Integrimit në BE”, e cila u zhvillua më 23-24 Prill 2025 në kampusin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në kuadër të kësaj konference, përfaqësuesit e universitetit zhvilluan një takim të frytshëm me Rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Shkëlqim Fortuzi. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit akademik në fushat e ekonomisë dhe edukimit, me synimin










