Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren dhe American Advising Center nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi
Thellimi i bashkëpunimit me Universitetin, zgjerimi i aktiviteteve për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, prezentime dhe sesione informuese mbi studimet në SHBA, këshillimin akademik për studentët që dëshirojnë të studiojnë në SHBA, janë disa nga pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe AAC.
Qendra Amerikane për Këshillim është një Qendër e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë . Kjo Qendër ofron informata të paanshme për studentët dhe studiuesit e interesuar nga Kosova që dëshirojnë ta vazhdojnë shkollimin e tyre në SHBA ose në universitetet e akredituara amerikane anembanë botës. Përveç këshillimit akademik, kjo Qendër ofron edhe këshillime për karrierë.
Qendra Amerikane për Këshillim gjithashtu është qendër testimi. Ajo administron testet e standardizuara si TOEFL, SAT, GRE dhe GMAT.