

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti Lindor i Mesdheut nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi
Në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizrenit (UUHP) dhe Universiteti Lindor i Mesdheut (Eastern Mediterranean University – EMU), me seli në Famagustë, Republika Turke e Veriut të Qipros, kanë nënshkruar një Memorandë Mirëkuptimi.
Ky dokument, i nënshkruar më 27.10, 2025, shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të urave të reja të bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, palët shprehin angazhimin e përbashkët për të promovuar bashkëpunimin akademik, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e kërkimit shkencor.
Sipas dispozitave të Memorandumit, bashkëpunimi do të përfshijë:
- Shkëmbime akademike dhe studentorepër vizita afatshkurtra dhe afatgjata;
- Ftesa për akademikë dhe studentëpër pjesëmarrje në kurse trajnimi, leksione, konferenca, simpoziume dhe punëtori;
- Kërkime të përbashkëtanë fusha me interes të ndërsjellë;
- Shkëmbim të të dhënave shkencore dhe arsimorepër qëllime studimore dhe trajnimi;
- Zhvillimin e programeve të përbashkëta të diplomësndërmjet departamenteve përkatëse.
Ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të përbashkët për cilësinë, ndërkombëtarizimin dhe inovacionin në arsimin e lartë, duke hapur horizonte të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.







