Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, është anëtarësuar në Asociacionin e Universiteteve Evropiane (EUA)
Anëtarësimi në EUA, është një lajm shumë i mirë për studentët, stafin akademik dhe gjithë punonjësit e Universitetit.
Asociacioni i Universiteteve Evropiane përfaqëson më shumë se 850 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 49 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren përmes këtij rrjeti bashkëpunimi me universitetet evropiane do të ketë mundësi që të shkëmbejë përvoja në fushën e arsimit universitar.
Universiteti në EUA në një fazë kalimtare do të mbajë statusin “Associate Member”. Në përjashtim të votës, “Associate Member” kanë qasje në të gjitha shërbimet e anëtarësimit dhe konferencat.
EUA membership approval