

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren i nënshtrohet vlerësimit për ri-akreditim Institucional
Sot më 01 dhjetor 2025, në kuadër të procesit të ri-akreditimit Institucional, Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Ekipi i Ekspertëve ndërkombtar, zhvilluan vizitën e vlerësimit në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Procesi i vlerësimit është realizuar nga Ekipi i Ekspertëve ndërkombtar, i përbërë nga:
* Znj. Joke Denekens
* Z. Mauro Zarelli
* Z. Horia Onita
Si dhe u monitorua nga përfaqësuesit e AKA-së:
*Znj. Lenda Hyseni
* Znj. Albiana Murtezi
Gjatë ditës, janë mbajtur takime të strukturuara me menaxhmentin e universitetit, zyrtarët e sigurimit të cilësisë, administratën, dekanët e fakulteteve, stafin akademik, studentët, të diplomuarit dhe Bordi Këshillëdhënës Industrial, sipas standardeve dhe udhëzimeve institucionale të AKA-së.
Takimet janë organizuar sipas agjendës nga AKA.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren vazhdon të mbetet i përkushtuar në ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin akademik të institucionit.














