

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka hapur thirrje për aplikim për mbështetje financiare për Publikimet Shkencore për vitin 2025
Rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore është një nga objektivat e Planit Strategjik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përmes rregullores për Kërkime Shkencore 01-500 neni 7 dhe 8 zyra për Kërkime Shkencore hap thirrjen për mbështetje financiare dhe ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike.
Të drejtë aplikimi për mbështetje financiare kanë të gjithë stafi i Universitetit (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune).
Informatat e detajuara i gjeni në Rregulloren për Kërkime Shkencore 01-500, respektivisht neni 7 dhe 8, për detaje tjera mund të kontaktoni Zyrën për Kërkime Shkencore.
Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten:
- Formulari për mbështetje financiare (bashkëngjitur punimin).
- Deklaratën nën betim.
Aplikimi bëhet në zyrën për Kërkime Shkencore në objektin e Administratës Qendrore kati i dytë nr. 527 dhe në formë elektronike në email: kushtrim.rrakaqi@uni-
Afati i aplikimit për vitin kalendarik 2026 fillon nga data 02.02.2026 deri me datën 28.02.2026 në ora 16:00.
Nuk do të merren parasysh punimet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.




