

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Projektin Sustainable Higher Education and Research in Kosovo SHER
Sot më datë 15 Nëntor 2024, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Projektin Sustainable Higher and Education Research in Kosovo – SHER, projekt i financuar nga Austrian Development Cooperation dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr.Mentor Alishani dhe Udhëheqësi i Projektit Zt. Aqim Emurli. Në këtë ceremoni, Rektori Alishani, mbajti një fjalë rasti ku falenderoi zt. Emurli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Universitetit përmes projekteve që ai i ka udhëhequr dhe për gatishmërinë e tij që ta mbështesë edhe përmes projektit të ri SHER, i cili paraqet një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e Universitetit.
Zt.Emurli, prezentoi para të pranishmëve objektivat e projektit dhe mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren,
Bazuar në këtë Marrëveshje, Projekti SHER do të mbështesë Universitetin me ekspertizë të jashtme dhe të brendshme në hartimin e Planit të ri Strategjik të Universitetit 2025- 2029, në rishikimin e Statutit të Universitetit, në avancimin e Komisionit Qëndror për Sigurimin e Cilësisë, në ribrandimin dhe unifikimin e formatit të dokumenteve të Universitetit si dhe në aktivitete tjera përmes të cilave synohet të përmbushen objektivat strategjike të Universitetit.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe pjesëtarët e Këshillit Drejtues, Dekanët e njësive akademike të Universitetit si dhe personeli akademik, administrativ dhe studentët.





















