

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me New Bulgarian University
Sot, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtar përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me New Bulgarian University. Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të dy institucioneve. Ky bashkëpunim synon të ofrojë mundësi të reja akademike për studentët dhe stafin, si dhe të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor përmes projekteve të përbashkëta.
Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e të dy universiteteve theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave akademike dhe profesionale që sjell kjo marrëveshje. Përfaqësuesit e Universitetit New Bulgarian dhe Universitetit të Prizrenit shprehen entuziazmin e tyre për këtë marrëveshje të arritur dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e sajë.
Me marrëveshje synohet përfshirja e programeve të përbashkëta të shkëmbimit të studentëve dhe stafit, konferenca dhe trajnime të përbashkëta, si dhe zhvillimin e moduleve akademike të cilat synojnë të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit në të dy universitetet. Bashkëpunimi pritet të fillojë shpejt, duke ofruar mundësi konkrete për të gjithë studentët dhe stafin që dëshirojnë të zgjedhin rrugën e inovacionit dhe ekselencës.




