

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren përfitues i grantit nga projekti SHER
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, me aplikues dhe koordinator Prof. Asst. Dr. Jasmin Jusufi, në bashkëpunim me studentët Samire Karavidaj, Bajrama Çekan dhe Gresa Hoti, ka fituar projekt në kuadër të thirrjes “Social Dimension Small Grants” të Programit SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo), të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancuar nga MASHTI.
Projekti “Bridging Cultures”, që do të zgjasë tetë muaj, ka për qëllim të forcojë aftësitë e komunikimit ndërkulturor tek studentët e universitetit përmes punëtorive, trajnimeve dhe aktiviteteve mentorimi. Ky projekt do të ndikoj në krijimin e një ambienti akademik më gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe me respekt të ndërsjellë ndërmjet studentëve dhe stafit, duke theksuar rolin e universitetit tonë si shembull i arsimit shumëgjuhësor dhe ndërkulturor në Republikën e Kosovës.




