Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren përfitues i projektit të USAID – Bashkëpunimi me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren sot nënshkroi marrëveshjen e projektit më të madhe deri më tash me vlerë mbi 4 milion dollar i financuar nga USAID. Projekti do implementohet nga Universiteti i Iowa-s (Ajova) nga SHBA dhe tri universitete publike në Kosovë. Qëllimi kryesor I projektit është rritja e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe Universiteteve në Kosovë në sektorët e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikacionit (TIK) dhe agrobiznesit.
Ky projekt është një sukses shumë i madhe i universitetit tone i cili do ndryshoj orientimin e programeve studimore në këto fusha drejt tregut të punës duke bërë që studentët e diplomuar të jenë të gatshëm menjëherë për tregun e punës. Do të zhvillohet qendra e alumnit dhe karrierës duke e bërë një qendër e cila do jetë ura lidhëse mes punëdhënësve dhe studentëve. Universiteti ka ndarë hapësirat për ekspertët që do të punësoj ky projekt për të ngritur kapacitetet e qendrës së alumnit dhe karriarës në universitetin tonë.
Nënshkrimi i marrëveshjes është përshëndetur edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Ky projekt do të ndihmojë në rritjen e mundësive të studentëve për të përshtatur me kërkesat e tregut të punës dhe do të sigurojë një ndikim pozitiv në zhvillimin e sektorëve të TIK dhe agrobiznesit në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ganim, si përfaqësues i Universitetit të Iowa-s dhe tre rektorëve të universiteteve publike të Kosovës; Universitetit, “Haxhi Zeka” në Pejë, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Universiteti “Ukshin Hoti” me këtë rast dëshiron të shprehë falënderimet e veta ndaj USAID-it, Universitetit Shtetëror të Iowa-s dhe Qendrës për Arsim të Kosovës për angazhimin e tyre në projektin e bashkëpunimit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. UUHP është e bindur se ky projekt do të jetë në dobi të të rinjve të këtij institucioni, industrisë dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Gjithashtu, UUHP i urojnë të gjithë personelit dhe studentëve të Fakultetit të shkencave kompjuterike dhe Fakultetit të shkencave të jetës dhe mjedisit, duke besuar se ky projekt do të hapë rrugë të reja drejt përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejmë të universitetit tonë.
Rektori në këtë ceremoni u shoqërua nga Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof.Asoc.Dr. Arsim Susuri Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe dekanët Prof.Asoc.Dr.Ercan Canhasi dhe Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi.