Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren pjesë e Programit të Inovatorëve të Rinj (Young Innovators Program)
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është bërë pjesë e Programit të Inovatorëve të Rinj (Young Innovators Program) në kuadër të Crosscience Initiative mbështetur nga GIZ-DTC dhe ITP-Prizren, ku marrin pjesë tetë universitete në Kosovë.
Programi parasheh organizimin e programit të inkubimit për idetë e reja inovative nga studentët e universiteteve dhe kolegjeve në Kosovë, si rezultat i hulumtimeve të tyre apo në komunikim me sektorin privat.
Linku i aplikacionit për studentë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScWwxta0QtRp9BmyunUbZbze8NznI3BtBy44AuqIJSJp8atGw/viewform